Krofnet janë një ushim i preferuar nga gjithë grupmoshat. Përgatitja e tyre kërkon pak kohë, kanë shije shumë më të mirë se ato të blera.
Përbërësit:
Brumi:
– 250 g miell,
– 7 g tharmë të terur,
– 200 ml ujë të nxehtë,
– 100 ml qumësht,
– 1 lugë e vogël kripë,
– 1 lugë sheqer,
– 1 limon, korja e grirë,
– 2–3 lugë të vogla ekstrakt vaniljeje
Shurupi:
– ½ gotë mjaltë,
– ½ gotë sheqer të kafenjtë,
– ½ gotë ujë,
– dy copë të mëdha lëvore kanelle,
– sipas dëshirës lëng limoni dhe lëvorja
Për hedhje sipër:
– kanellë e bluar,
– arra të bluara
Përgatitja:
Përzieni me tharmin të gjithë përbërësit që të bëni brumin konsistent paksa më të dendur se brumi për palëpeta.
Mbuloni dhe lini në vend të ngrohtë dy orë që të bymehet. Brumi do të dyfishohet. Përzieni të gjithë përbërësit për shurup, zieni afro dhjetë minuta.
Kur brumi të bymehet, me lugë kapni dhe piqni në shumë vaj.
Krofnet e pjekura një herë rendisni në rrjetën për ftohje të cilën e keni vendosur mbi pjatë – le të kullohen derisa të piqni pjesën tjetër.
Kur të piqen të gjitha, qitni krofneve shurupin, kanellën dhe arrat e bluara.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...