Karex Bhd i Malajzisë (KARE.KL) bën një në çdo pesë prezervativë në nivel global. Kompania nuk ka prodhuar asnjë prezervativ të vetëm nga tri fabrikat e saj në Malajzi, për më shumë se një javë, për shkak të një bllokimi të vendosur nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit.
Kjo është tashmë një mungesë prej 100 milionë prezervativësh, që normalisht tregtohet ndërkombëtarisht nga marka të tilla si Durex; furnizon sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor, siç janë NHS e Britanisë ose shpërndahet nga programet e ndihmës, siç është Fondi i Popullsisë i KB.
Ndërmarrjes iu dha leja të rivendoste prodhimin të premten, por me vetëm 50% të forcës së saj të punës, nën një përjashtim të veçantë për industritë kritike.
“Do të duhet kohë për të vënë në punë fabrikat dhe ne do ta kemi problem ta përmbushim kërkesën me gjysmën e kapaciteti,” -tha shefi ekzekutiv Goh Miah Kiat për Reuters.
“Ne do të shohim një mungesë globale të prezervativëve kudo, që do të jetë e frikshme,” -tha ai. “Shqetësimi im është që për shumë programe humanitare të thella në Afrikë, mungesa nuk do të jetë vetëm dy javë ose një muaj. Kjo mungesë mund të kalojë ndër muaj.”
Malajzia është vendi më i prekur nga Azia Juglindore, me 2,161 infeksione koronavirus dhe 26 vdekje. Bllokimi pritet të mbetet në vend të paktën deri më 14 prill.
Vendet e tjera të mëdha prodhuese të prezervativëve janë Kina, ku koronavirusi kishte origjinën dhe çoi në mbyllje të përgjithshme të fabrikave, si dhe India e Tajlanda, të cilat po shohin infeksionet që të shtohen vetëm tani.
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...
Labi do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Raho...
Hakohet faqja e Inspektoratit të Prishtinës, Komuna-qytetarë...