Frymëzimi i marrë nga sfilatat Prêt à Porter Moschino, Miu Miu dhe Stella Mccartney, na çojnë në një dimension tjetër plot ngjyra e ndjesi.
Nëse kemi dilema se cilat do të jenë rrobat e banjës për këtë sezon, mjafton të kthehemi disa vite pas në kohë.
Nuk do të mungojnë as këtë stinë të nxehtë rrobat e banjës trup për të gjitha ato femra, të cilat duan të fshehin kilet e tepërta.
Është zgjidhja e duhur për të patur një siluetë elegante poshtë çadrës së plazhit, shkruan Living. Rikthehen vitet ‘50-‘60, për t’u ndier si një pin up plot sharm.
Zgjidhni rroba banje me bel të lartë dhe ngjyra të theksuara.
Motive me lule apo boho chic, për t’u ndier si një divë hollivudi. Nëse ju pëlqen stili vintazh apo ekstravagant, mjafton ta plotësoni pamjen me aksesorët e duhur, syze e kapela të mëdha, plot ngjyra dhe jetë.

Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...