
Original
Zgjohesh në mëngjes duke e fikur të paktën dy herë (ose edhe më shumë) zilen e alarmit? Skenë e njohur për të gjithë apo jo?
Këtu ka një sqarim nga ekspertët pse zgjimi me alarm në mëngjes është kaq i vështirë, sipas “Health Line”.
Temperatura e trupit dhe energjia e mëngjesit
Gjatë gjumit, temperatura e trupit bie me disa gradë, sipas ekspertëve. Në mëngjes, disa orë pas gjumit, ajo fillon të ngrihet dalëngadalë për të kapur vlerat optimale. Kjo të ndihmon të zgjohesh gradualisht dhe me energji që vjen në rritje, krejt ndryshe nga ç’ndodh kur zgjohesh në mes të natës.
Zgjimi pas një zileje të dytë është më keq se zilja e parë
Ky argumentim është mjaft i thjeshtë: mbyllja e ziles së parë dhe kthimi në gjumë i jep një sinjal trurit që, në thelb, thotë: koha për të pasur një cikël tjetër gjumi. Është 10 minuta.
Alarmi i ardhshëm të zgjon ndërsa trupi po fillon një cikël të ri, që në të vërtetë është koha më e keqe për t’u zgjuar. Ndaj edhe ekspertët këshillojnë që të zgjohesh pas alarmit të parë.
Natyrisht, është më e thjeshtë ta thuash sesa ta bësh, por nëse e nxit veten pak më shumë në fillim, atëherë do të mësohesh dhe do t’ia arrish.
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...