A e kni bezdi gjumin në vende të panjohura? A rrotulloheni tërë natën dhe nuk mund të flini gjumë edhe pse bëhet fjalë për një hotel shumë luksoz? A qëndroni zgjuar tërë natën thjeshtë duke shikuar tavanin duke pritur agimin e mëngjesi?
Ekziston një arsye për këtë. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si është i lidhur truri ynë.
Sipas një raporti nga Univerziteti Brown gjysma e trurit qëndron vigjilent kur përpiqeni të flini në një shtrat që nuk është i juaji, që nënkupton në një shtrat të huaj.
Profesor i shkencave kognitive, gjuhësore dhe psikologjike, Yuka Sasaki ka thënë: “Ana e majtë e trurit është e prirur të qëndrojë më zgjuar se sa ana e djathtë”, duke përfunduar se ndoshta kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit kanë tendencë të ndihen të lodhur pas fjetjes në ndonjë vend të panjohur apo të ri.
Lexoni edhe këtë: Nuk ka prekur flokët e saj të gjatë rreth 20 vite – Stilisti i bën ndryshim mahnitës!
Sasaki dhe ekipi tij kanë studiuar modelet e valëve të trurit në rreth 35 studentë, duke i kushtuar rëndësi të veçantë aktivitetit të ulët apo të ngadalshëm të valëve të trurit, që shfaqet gjatë gjumit të thellë.
Ata zbuluan se studenti gjatë natës së parë të gjumit në laborator kishte aktivitet shumë më të ulët të valëve në anën e djathtë të trurit në krahasim me anën e majtë. Pas natës së parë, diferenca u zhduk.
Me fjalë tjera, kjo do të thotë se gjysma e majtë e trurit ishte më e zgjuar natën e parë dhe kishin të ngjarë të zgjoheshin nga gjumi se sa netët në vijim.
Kjo mund të jetë arsyeja pse nuk jeni të rehatshëm gjatë gjumit në shtretër të huaj, madje edhe nëse bëhet fjalë për komoditetin më të madh që ju ofrohet…
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari