Të brendshmet ngjyrë verdhë janë zgjidhja e kilianeve për të pasur fat në Vitin e Ri.
Sipas tyre kjo ngjyrë sjell fat, begati dhe dashuri në vitin tjetër, transmeton arbresh.info.
Kjo është vetëm një nga shumë ritualet që bëhen në Amerikën Latine. Disa e kalojnë mbrëmjes duke ecur rreth dhomës me një valixhe, të tjerët vendosin patate në shtrat, ndërsa disa të tjerë hedhin kova uji nga dritarja.
“Të brendshmet ngjyrë të verdhë sjellin dashuri, fat, para dhe mbarësi në vitin tjetër”, thotë një shitëse në një treg në Santiago.
Mëgjithatë ato theksojnë se të brendshmet duhet të dhurohen nga dikush në mënyrë që të sjellin fat.
Sipas tyre ngjyra e verdhë përfaqëson rrezet e arta dhe prosperitet. Në Amerikën Latine ngjyra e verdhë konsiderohet si simbol i diellit dhe dritës së përjetshme./Arbresh.info
Lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio
Whitaker: Kosova po rrit rolin e saj si kontribuese në sigur...
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...