Zakonet tuaja të përditshme, dukshëm të pafajshme, si për shembull të shohësh Instagramin ndërkohë që je në shtrat, mund të shkatërrojë martesën.
Kështu që bëni mirë t’i ndryshoni nëse nuk doni që të mbyllni muajin duke nënshkruar kontratën e ndarjes së shtëpisë, apo kujdestarinë e fëmijëve.
“Hulumtimet tregojnë se ka shumë gjëra të vogla që bëjnë njerëzit që mund të tregojnë probleme serioze në marrëdhënie”, thotë Carrie Cole, një terapiste e çifteve, transmeton living.al.
Lajmi i mirë? Edhe në qoftë se keni probleme tani, kjo nuk do të thotë që ju jeni duke shkuar drejt divorcit. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se çiftet sot, kanë më shumë gjasa të përpiqen që të ndalojnë zakonet e këqija, sesa 10 vjet më parë. Këtu keni 8 zakone të këqija që çojnë drejt divorcit sipas terapistëve:
1.Të flasësh pas shpine për partnerin tënd.
2.Të fiksohesh pas një veprimi “të keq” që bën partneri yt.
3.Të mos e vendosësh veten në vend të partnerit
4.Të nisësh sherrin nga hiçi
5.Të mos dish të ndalosh sherrin
6.Ta mbyllësh me një buzëqeshje false debatin, sikur gjithçka shkon mirë.
7.Të mos zihesh aspak.
8.Të presësh më shumë seç duhet për të zgjidhur problemet.
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...