Të bëhesh nënë është ndjenjë shumë e veçantë. Është emocion dhe përvojë e re e cila i ndryshon jetën një gruaje përgjithmonë,
Sipas mjekëve, nënat duhet të dinë si të veprojnë në momentet e lindjes së tyre. Disa nga gjërat që ato bëjnë në momentin e lindjes janë të papërshtatshme. Gratë shtatzëna paraqiten shumë herët në spital.
Sipas tyre, ato kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale pasi janë vonuar për procesin e lindjes. Ato fillojnë të hanë ushqim në fazën aktive të lindjes. Kjo është e rrezikshme, nëse duhet të bëhet një operacion urgjent në rast të tillë stomaku i gruas duhet të jetë bosh. Gruaja ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive. Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten.
Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt. Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë. E mban frymën. Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që ndien. Kjo do të ketë efekte negative në lindje pasi do të vonojë kohën e daljes së bebit dhe do të rriten rrahjet e zemrës. Nuk pranojnë të operohen edhe kur këtë ua kërkon mjeku. Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e fëmijës por edhe e tyre, pasi mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...