Kur është fjala për të bërë seks ose për të mbetur shtatzënë, ka shumë këshilla të ndryshme të cilat ju ndihmojnë.
Kështu, sipas ekspertëve të shëndetit ka disa gjëra që duhet të mos bëhen para seksit, për shkak se mund të fitoni infeksione dhe sëmundje.
I tillë është urinimi para seksit. Rreth gjysma e grave dhe një në 2,000 meshkuj vuajnë nga infeksionet e traktit urinar çdo vit, thuhet sipas NHS.
Ndërsa na është thënë se duhet të urinojmë para dhe pas seksit për të shmangur sëmundjet, kjo nuk është e vërtetë thonë ekspertët, transmeton Gazeta Express.
Në të vërtetë, sipas një urologu nga Nju Jorku, Dr. David Kaufman, urinimi para seksit është shkaktari numër një i infeksioneve në traktin urinar.
Sipas Kaufman, infeksionet mund të shkaktohen kur gjatë seksit, bakteret shtyhen drejt uretrës. Por, duke mos urinuar para seksit, do të thotë se ju do t’i ruani ato në fshikëz dhe më pas gjatë aktit final, bakteret do të gjuhen jashtë me spermë.
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...