Vera ka ardhur dhe shumë prej jush i kanë nisur tashmë pushimet, duke iu gëzuar detit dhe rrezeve të diellit, edhe pse këto të fundit, ashtu siç ju japin sasinë e duhur të vitaminës C, mund edhe t’ju sjellin probleme siç janë djegiet nga dielli.
Nëse deri më sot i keni besuar mamasë ose gjyshes që ju lyente shpinën, shpatullat ose këmbët me kos, tanimë është koha të ndryshoni faqe dhe të provoni produktet e mëposhtme.
1.Qumësht: Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.
2.Aloe Vera: Xheli i Aloe veras është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës, transmeton living.al. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kubeta akulli me xhelin e Aloe veras.
3.Kamomil: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, të cilat luftojnë infamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera. Zieni çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kubeta akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhimit.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...