Ky kek pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore. Provojeni edhe ju shijen e tij të mrekullueshme.
Përbërësit:
4 vezë
2 portokalle
200 gram arra
½ lugë çaji sodë buke
100 gram çokollatë fondente
200 ml ajkë qumështi
Përgatitja:
Së pari, vendosini portokallet në një enë me sodë buke dhe ujë dhe lërini për gjysmë ore. Qërojini, grijini dhe hidhini në një enë të vogël.
Më pas gatuajini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender sëbashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës.
Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta.
Ndërkohë, shkrini çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Largoni kekun dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të. Është gati për t’u shërbyer.
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...