Meshkujt gënjejnë mbi numrin e femrave me të cilat kanë fjetur
Kërkuesit shkencorë amerikanë kanë zbuluar se kur vjen puna te seksi, meshkujt duan të shikohen si “burra të vërtetë”, ose si persona që kanë pasur shumë partnere dhe shumë eksperienca seksuale. Shkencëtarët pyetën dy grupe meshkujsh mbi numrin e partnereve seksuale që kanë patur. Njëri grup u pyet thjeshtë, ndërsa grupi tjetër u lidh me një aparat që nuk ishte një detektor gënjeshtrash, por pjesëmarrësve në eksperiment iu tha se ishte. Grupi i parë doli me një mesatare shumë më të lartë partneresh.
Lotët e femrës e ulin dëshirën seksuale te meshkujt
Sipas shkencëtarëve izraelitë, lotët përmbajnë sinjale kimike që ulin eksitimin te meshkujt. Në studim, meshkujve iu dha të nuhasnin lot dhe pështymë femrash. Rezultatet treguan se meshkujt që nuhatën lot, i perceptuan si më pak tërheqëse seksualisht femrat në krahasim me ata që nuhatën pështymë. Kjo sepse lotët rrisin simpatinë dhe ndjesinë e përkujdesjes.
Meshkujt janë bërë që të çmenden pas femrave
Testosteroni prish rajonin e kontrollit të impulsit në tru dhe kjo shpjegon edhe faktin që një mashkull e “ha me sy” një femër kur e shikon në rrugë, por në momentin që nuk e ka më në fushëpamje, e harron menjëherë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...