Rimeli duhet ndërruar një herë në tre muaj, fondatina nga momenti që hapet skadon pas një viti, parfumi e ruan esencën dhe aromën deri në tre vite, por a keni menduar ndonjëherë për “datën e skadencës” së reçipetave?
Sipas ekspertëve, është shumë më e afërt nga se femrat mendojnë ! Sa herë ju ka ndodhur t’i ndjeni të lira, pak më të mëdha por sërisht ta keni injoruar këtë gjë? Ka disa gjëra që ne thjesht nuk mendojmë se duhen zëvendësuar nëse ne nuk ndryshojmë masë. Reçipetat mund të jenë një prej tyre.
Deri në momentin kur dikush të shpikë reçipetat që do të zgjasin përjetë, ju duhet t’i ndërroni pas 6 deri në 8 muajve.
Lavatriçja, larja me proces të gjatë apo me ujë të nxehtë bën që këto të fundit të humbasin formën dhe elasticitetin. Ajo që ju duhet të bëni është që të paktën t’i lani me dorë ose me proces të shkurtër me ujë të ftohtë. Të brendshmet duhet të zëvendësohen çdo gjashtë muaj, ndërsa çorapet nëse nuk grisen çdo 1 vit.
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur
Gjyqi në Hagë drejt fundit, Gucati: Presidenti dhe të tjerët...
Fatura milionëshe nga vërshimet – Komunat po i bëjnë gati vl...