Çifti i kanibalëve rusë ka ngrënë jo vetëm njerëz, por edhe mace dhe qenë. Ushtrat e kafshëve janë gjetur në frigoriferin e tyre së bashku me mbetjet e mishit të viçit dhe të një njeriu, kanë zbuluar testet mjeko-ligjore.
Vrasësi i dyshuar Dmitry Baksheev, 35 vjeç, me nofkën “Devil” dhe gruaja e tij Natalia Baksheeva, 42 vjeç, janë arrestuar pas rrëfimit të tyre se ata kanë ngrënë rreth 30 njerëz, përfshirë disa gra që i gjetën përmes faqeve të takimeve.
Tani është raportuar se çifti i sëmurë i mbajti eshtrat e qenve dhe maceve në frigoriferin e tyre dhe mbetjeve të ngrira të njeriut nga “viktima e fundit” Elena Vashrusheva, një kameriere 35 vjeçare.
‘Ekspertët kanë provuar se ka pasur mish njerëzish, qensh dhe mace në çanta plastike,’ njoftoi media e lajmeve Mash, e cila ka lidhje me zbatimin e ligjit, sipas “Daily Mail.
“Tani ekspertët janë duke pritur për rezultatet e testimit të ADN-së në mënyrë që të kuptojnë se sa mbetje njerëzish ishin në frigorifer”.
Deri më tani, vetëm pjesët e trupit të Elenës, janë gjetur në disa kavanoza qelqi.
Hetuesit thonë se ende nuk kanë dëshmi të forta për vrasje të mëtejshme.
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...