Tymosja e shpeshtë e marijuanës gjatë adoleshencës mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim suedez.
Kërkuesit shkencorë suedezë analizuan më shumë se 45 000 meshkuj të cilët kishin kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në periudhën 1969-1970.
Ata panë shkakun e vdekjes së tyre në Regjistrin Kombëtar të Shkaqeve të Vdekjes dhe doli se ata që kishin tymosur shumë hashash në adoleshencë, ishin 40% më të rrezikuar për të vdekur para të gjashtëdhjetave, në krahasim me ata që nuk kishin pirë.
Një ekspert amerikan tha se përdoruesit e kanabisit zakonisht kanë shëndet më të keq se ata që nuk e përdorin, ndërsa studime të tjera e kanë lidhur tymosjen e marijuanës me kancerin në mushkëri dhe me problemet e zemrës.
Ndërkohë, Dr. Kevin Hill, anëtar i Këshillit të Psikiatërve Amerikanë, u shpreh: “Një studim si ky suedezi jep mesazhin e qartë se sasia ka shumë rëndësi”./TCH
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët