Rënia e flokëve në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës është një problem shqetësues, jo vetëm i femrave, por edhe i meshkujve. Por si mund ta kuptosh që kjo rënie është sezonale dhe si rrjedhim, jo edhe aq shqetësuese.
Për të kuptuar nëse është vetëm një rënie sezonale, bëj këtë test të thjeshtë: Mbaji flokët të palarë, të paktën për tri ditë. Kalo gishtat midis flokëve nga rrënja deri në majë. Vëri mënjanë flokët e rënë. Përsërite këtë veprim të paktën pesë herë, duke e kaluar dorën tek të gjitha pjesët.
Rezultati:
Nëse në total të kanë rënë më pak se 10 fije floku, gjithçka është brenda normales.
Nëse të kanë rënë gjithsej 10-15 fije, nuk është thjesht një rënie sezonale, prandaj duhet të marrësh një trajtim shtesë me vitamina.
Nëse të kanë rënë më shumë se 15 fije, duhet të bësh patjetër një trajtim specifik për të parë nga se të shkaktohet kjo rënie.
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...