Lotët nuk janë të dëmshëm për foshnjë e cila është e shëndetshme, por janë ventil shfryrjeje i saj dhe nuk do të duhej që patjetër ta ndalni.
Të qarët e bebes nuk duhet shikuar gjithmonë me ankth, sepse të qarët nuk është gjithmonë shprehje e dhimbjes dhe e emocioneve negative, siç mendojnë zakonisht prindërit, thotë Dr Anna Price, autore e studimit, transmeton Telegrafi.
Bebja e shëndetshme, e cila qan para gjumi, do të ketë gjumë më të gjatë për 30 për qind, ka treguar studimi i Spitalit Mbretëror të Fëmijëve në Melburn.
Studiuesit kanë “shpenzuar” gjashtë vjet në studimin e të qarit të bebeve dhe kanë konstatuar që të qarët është mënyrë e komunikimit.
Kur e lënë beben disa muaj në lot, prindërit e mësojnë që vetë të fle dhe të mos mbështetet në përkundjen e tyre, mbajtjen në prehër, dhënien e qumështit apo lëngut, sepse kjo gjithsesi herët a vonë patjetër duhet të pushojë.
Mënyra e këtillë e edukimit nuk rekomandohet tek foshnjat, të cilat shpesh qajnë sepse janë të uritura, ndërsa te bebet që i kanë mbushur gjashtë muaj duhet mësuar pa racione të natës.
Nëse fëmija zgjohet dhe qan pa arsye, lëreni vetë të fle. Sepse, kur bebja e di që të qarët do t’i sjellë përkundjen në prehër të prindit, lozja me të kurdo që ajo do bashkë me ushqimin e preferuar, do të qajë në çdo kohë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen