Vajzat fillojnë ta shohin veten si më pak të talentuara se sa djemtë kur janë vetëm gjashtë vjeç, sipas një grupi studiesish në SHBA.
Ata thanë se rezultatet “dëshpëruese” sugjerojnë se problemi mund të ndikojë në karrierat e tyre të ardhshme.
Studimi, në të cilin morën pjesë 400 fëmijë, i publikuar në gazetën “Science”, zbuloi në fillim se edhe djemtë edhe vajzat kur ishin pesë vjeç mendonin se gjinia e tyre ishte “brilante”.
Por një vit më vonë, nisën diferencat gjinore.
Skuadra nga Universiteti Princeton, i Nju Jorkut dhe Illinois tha se kjo ishte pikërisht mosha kur u shfaqën steriotipat.Dyshohet se influencat përfshinin ekspozimin ndaj medias, mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të tjerë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë