Që në vegjëli na është mësuar që larja e vazhdueshme e flokëve është mënyra më e mirë për të ruajtur higjienën e tyre.
Edhe pse larjet e vazhdueshme dëmtojnë sebumin natyral që u nevojitet flokëve për t’u rritur sa më shëndetshëm, të gjithë e njohim ndjesinë e këndshme që të fal një dush i mir, sidomos pas një dite të lodhshme.
Uji i ngrohtë që rrjedh mbi trup dhe flokë, si dhe butësia e shampos që mbështjell kokën. Ky është skenari që paraqitet zakonisht në filma dhe spote publicitare, pasi në të vërtetë gjërat nuk shkojnë gjithmonë aq mirë.
E keni parasysh atë momentin ku vini re se shampoja është drejt fundit dhe ka ngelur fare pak që të laheni. Ndoshta jo edhe aq pak, pasi nuk nevojitet ta shohësh me lupë për ta kuptuar që ka ngelur edhe ca në fund të shishesh.
E tundni dhe përplasni në mur, por asnjë rezultat. Mos e çoni ndërmend t’i hidhni ujë sepse veçse do e hollonit. Zgjidhja ? Shumë e thjeshtë, madje shumë më tepër nga ç’e merrni me mend. Ju duhet vetëm të hidhni një lugë gjelle me qumësht dhe ta tundin fare pak. Provojeni dhe do të mbeteni të kënaqur nga rezultati.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...