Edhe nëse është Shën Valentini i parë apo i tridhjetepesti, 14 shkurti mbetet dita e shënuar për të gjithë të dashuruarit. Dhurata më e mirë që mund të jepni është dashuria për njëri-tjetrin.
Por nuk përjashtohen as dhuratat materiale. Fundja, kush nuk i do dhuratat.
Më poshtë do të gjeni disa ide se çfarë mund t’i dhuroni të dashurit, të fejuarit apo bashkëshortit tuaj.
Një orë dore

Për ata që janë në fazat e para të lidhjes, një orë dore do të ishte dhurata perfekte për bashkëshortin e ardhshëm. Ndërsa ata që janë të martuar, me siguri e kanë bërë një dhuratë të tillë. Nëse jo, keni shansin t’i bëni dhuratë një orë.
Një çantë të re për punë

Një çantë e re lëkure ose çantë për kompjuterin nuk do ishte vetëm e dobishme për të dashurin tuaj, por nuk do t’ju harxhonte as shumë para.
Këllëf për telefon, kompjuter apo tablet

Nëse jeni të zonja me qepjen ose thurjen me shtiza, mund të realizoni vetë një këllëf për telefon apo tablet. Mund të përdorni edhe materiale të ricikluara, si kravatë, një portofol i vjetër etj.
Lule në kornizë

Nuk duhet të marrin vetëm femrat lule për Shën Valentin. Pse mos t’i dërgosh edhe të dashurit një lule për tavolinën, që të jetë pak e veçantë, si lulja në kornizë për shembull, sigurisht natyrale.
Një kartolinë të personalizuar

Mos harroni t’i thoni të dashurit sa e doni; kjo është dhurata më e rëndësishme. Mund të krijoni vetë një kartolinë të personalizuar, ku i shprehni dashurinë njeriut tuaj të zemrës.
Kujtime dhe dedikime brenda një kavanozi të punuar me dorë

Kapuç ose shall të punuar me shtiza

Ato që dinë të punojnë me shtiza, mund të realizojnë një kapuç ose shall të ngrohtë, të përshtatshëm për dimër.
Set për rruajtje

Kujdesi për lëkurën është i rëndësishëm jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt. Një set për rruajtjen dhe kujdesin ndaj lëkurës do t’i shërbente shumë të dashurit tuaj.
Një palë tuta

Përveçse do të ndihet më rehat me tuta, do të duket edhe stylish.
Kontejner për birrën

I dashuri do t’ju dojë edhe më shumë nëse i bëni një dhuratë të tillë!
Biçikletë

Është dhuratë pak e shtrenjtë, por, duke e ditur që biçikleta është e domosdoshme për një jetë të shëndetshme, nuk duhet të nguroni ta blini. Fundja, çfarë është më e rëndësishme se jeta e njeriut tuaj të zemrës.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...