Një nënë nga Shtetet e Bashkuara, ka lënë katër fëmijet e saj vetëm në shtëpi, në ‘shoqërinë’ e një arme, ndërsa vet shkoi për pushime 11 ditore në Gjermani.
Erin Lee Macke, 30 vjeç, akuzohet për vendosjen e fëmijëve në rrezik për jetën, pasi dyshohet se la binjakët e saj 12-vjeçarë dhe fëmijët e saj të tjerë, shtatë dhe gjashtë vjeç, vetëm në shtëpi, transmeton portali arbresh.info

Ajo është akuzuar gjithashtu për dorëzimin e pistoletës tek një person nën 21 vjeç, pasi thuhet se i la ata me armë para se të hipte në fluturimin e saj nga SHBA-ja në Gjermani.
Gruaja, që për momentin po konsiderohet si nëna më e keqe në botë, në rrjetet sociale shpërndau fotografitë nga udhëtimi i saj.

Megjithatë, me t’u kthyer në shtëpi, ajo është arrestuar nga autoritetet.
Autoritetet kanë theksuar se fëmijët tani ndodhen me babain e tyre, ndërsa ajo është urdhëruar që të mos ketë asnjë kontakt me fëmijët e saj./arbresh.info/
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë