Një famulltar i moshuar, i cili u braktis nga bashkëshorti pasi i fali pasurinë e tij ka mbetur midis katër rrugëve.
Philip Clements u martua me një model rumun, 24-vjeç në muajin prill. 79 vjeçari u martua me Florin Marin pasi u njohën në internet. Ai shiti shtëpinë e tij në Sandëich, Kent dhe bleu një banesë në Bukuresht, të cilën e vuri në emrin e Florinit.
Por pas një debati ata u ndanë dhe Clements u kthye në Britani por nuk kishte asnjë vend ku të fustë kokën dhe mbeti mes katër rrugëve.
Clements tha për Daily Mail se kur u kthye në Britani ishte i braktisur dhe në gjendje të rëndë psikologjike, por gjeti mbështetjen e njerëzve përreth tij.
“Miqtë e mi ishin shumë mbështetës, qëndrova me shumë miq kur u ktheva dhe tani njëri prej tyre më ka ofruar një vend për të qëndruar afër Sandëichit (Kent),”-u shpeh ai.
Jo vetëm kaq, por prifti në pension ka dëgjuar se ish bashkëshorti i tij është në një lidhje tjetër.
Famulltari i shkatërruar tha se nuk ishte në dijeni se Florin kishte një partner të ri./oranews/

Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran