“Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit risolli në ekran një histori të mëparshme. Dëshira për të bashkuar prindërit dhe për t’i parë të lumtur me njëri-tjetrin e nxiti Ariolën që në program të ftonte mamanë e saj, Verën.
Pas 34 vitesh martese prindërit e Ariolës ,Vera dhe Sulo u divorcuan. Shkaqet që i çuan bashkëshortët drejt zgjidhjes së martesës ishin të shumta, por burimi kryesor i konflikteve ishte bërë djali i tyre, i varur nga bixhozi.
Ariola ftoi Verën për t’i kërkuar që ta falte babanë e saj dhe që të rikthehen sërish bashkë. Kur Vera zbuloi që ishte Ariola, ajo që dërgoi ftesën, nuk arriti t’i përmbante lotët.
“Mami unë dua që ne të jemi të tre, që babi të jetë me ne, që ti ta falësh.”
Gjithashtu Ariola rrëfeu se e ndjente mungesën e babait dhe se ajo nuk mund t’ia dilte e vetme, që kishte nevojë për mbështetjen dhe dashurinë e tij. Vera rrëfeu një të vërtetë tjetër. Ajo tregoi se asnjëherë nuk kishte qenë e lumtur, se Suloja e dhunonte shpesh, si fizikisht, edhe psikologjikisht. Këtë gjë Ariola nuk e mbante mend sepse kishte qenë e vogël.
Pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ariolës, Vera ishte e vendosur që të mos t’i jepte një mundësi të dytë Sulos.
Në mes të lotëve Vera i dha një mesazh Ariolës:
“Shpirt i mamit, ti e ke jetën përpara dhe nëna të ka trimëreshë. Bëhu më e fortë se nëna jote dhe vazhdo jetën tënde!”
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...