Me 3.000 klientë në ditë dhe një xhiro vjetore prej 26 milionë eurosh, “Checkpoint”, kafeneja më e madhe e kanabisit në Holandë ishte një sukses i vërtetë tregtar.
Derisa sa u mbyll në vitin 2009, pasi testoi deri në limit atë që holandezët e konsiderojnë “politika e tolerancës”, sipas së cilës prokurorët mbyllin një sy ndaj disa shkeljeve të ligjit, përfshirë biznesin e shitjes së kanabisit.
Të martën, një gjykatë në Holandë vendosi se pronari i kafenesë, Meddie Willemsen ishte fajtor për drejtimin e një sipërmarrjeje kriminale, por nuk do të dënohet.
Vendimi theksoi atë që vet gjykata e Den Bosch e përshkroi si një paradoks në qasjen holandeze ndaj drogave të lehta. Ligji në Holandë lejon kafenetë e licencuara që të shesin kanabis, por mund të mbajnë deri në 500 gramë, ndërsa prodhimi i kësaj droge është i ndaluar.
Në kulmin e suksesit të “Checkpoint”, pronari i saj Willemsen mbante aty deri në 200 kg dhe është logjike të mendohet se drogën ia sillnin trafikantët.
Gjykata tha se sasia e madhe e drogës shkel ligjin, por pronari s’kishte si të bënte ndryshe për të mbajtur biznesin. Në vitin 2010, Willemsen u dënua me 16 javë burg dhe 10 milionë euro gjobë, por gjykata e Den Bosch i anuloi këto ndëshkime.
Gjykata tha se historia e “Checkpoint” nënvizon absurditetin e ligjit në Holandë, ku shitja e kanabisit në kafene është e ligjshme, por prodhimi dhe transporti i tij është i jashtëligjshëm. “Ja ku i gjetëm një punë ligjvënësve”, deklaroi kryegjyqtari në mbyllje të seancës./TCH
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...