Kush kalon më tepër kohë para ekranit të smartphone-t ka tendencë të jetë më impulsiv. Kështu rezulton sipas një studimi gjerman dhe të publikuar në revistën shkencore “Plos One” dhe tendenca është më reale në rastin e përdoruesve të tepruar të rrjeteve sociale dhe të videolojërave, aplikacione që ofrojnë gratifikime të përkohshme.
Sipas kërkuesve, çelësi i kësaj varësie qëndron tek të ashtuquajturat çmime, d.m.th. në rastin e rrjeteve sociale janë pëlqimet që krijojnë varësi, ndërsa tek videolojërat bonuset dhe pikët e fituara. Pikërisht janë këto arsyet që e mbajnë përdoruesin të lidhur pas tyre, pa kuptuar as orët e kaluara para ekranit të smartphone-t, që shpesh i kalojnë 10 orë pa e kuptuar.
Nga studime të mëhershme, është vërtetuar gjatë viteve se personat që bëhen të varur ndaj gratifikimeve të shpejta e afatshkurtra, është sinjal alarmi për sjellje dhe zgjedhje problematike, përveç irritimit më të shpejtë, sikurse rezultoi në këtë studim./javanews/
Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë
Presidenti Begaj shpreh ngushëllime pas aksidentit ajror tra...
Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, Teherani para...
“I thash se do të largohej, atë ditë ai shënoi 200 gola në s...
Trump reagon për rrëzimin e avionit në Indi: Një nga aksiden...