Po çfarë përmban amalgama dentare?
Nuk besojmë që nuk ka shqiptar mbi 25 vjeç, që nuk ka të paktën një mbushje dhëmbi me amalgamin e zi. Po ky është një helm që sipas studimeve botërore mund të na marrë ngadalë jetën. Bashkimi Europian dhe shtete të tjera të zhvilluara në botë këtë material për mbushjen e dhëmbëve ka quajtur zyrtarisht “vdekjeprurëse” dhe kanë ndaluar përdorimin e tij. Ndërsa Shqipëria nuk ka dalë ndonjë vendim që ta ndalojë dhe me shumë të ngjarë ende i përdoret
Ekpertët kur zbuluan dëmet e shumta shëndetësore sugjeruan që të gjithë njerëzit që kanë dhëmbë me mbushje të zezë siç dhe quhet rëndomtë me metal duhet t’i heqin dhe t’i zëvendësojnë me materiale më të sigurta.
Po çfarë përmban amalgama dentare?
Është një material për mbushjen e dhëmbëve, që përmban afërsisht 54% mërkur. Nganjëherë quhet edhe “mbushje argjendi” në mënyrë të gabuar, edhe pse përmban mërkur, shumë më tepër se argjendi.
Mbushjet dentare me amalgame mund të çlirojnë mërkur, por edhe bakër, argjend dhe ndonjëherë zink në trupin tuaj.
Të gjithë këto metale kanë shkallë të ndryshme toksike, të cilat veprojnë me jonet metalike. Mërkuri njihet si një metal i rëndë helmues për sistemin nervor.
Problemet shëndetësore më të shpeshta që mund të lidhen me mbajtjen e mbushjeve me amalgame, janë alergjitë, ankthi, depresioni, humbja e kujtesës, problemet me tensionin e gjakut, çrregullime të rritmit të zemrës, dhimbje koke, deri tek skleroza multipleks.
Ky material në shumë shtete Evropiane ndalohet kategorikisht të përdoret tek fëmijët dhe tek gratë shtatzëna.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...