Pas një mosmarrëveshje në parkingun e një supermarketi në North Dakota, një grua u ka thënë tri grave somaleze se do të ‘vrasë të gjithë myslimanet’ dhe njëkohësisht i ka urdhëruar ato që të largohen nga vendi i tyre.
Amber Hensley filloi të bërtasë, pasi besonte se gratë somaleze kishin parkuar makinat shumë afër makinës së saj, transmeton portali arbresh.info
Njëra nga gratë ka filmuar të tërë ngjarjen dhe e ka postuar në mediat sociale, ku dëgjohet Hensley duke thënë: “Shkoni në shtëpi. Në do të vrasim të gjithë myslimanët. Pse jeni në vendin tonë? Unë jam amerikane, ju nuk jeni”.
Rasti është lajmeruar menjëherë në polici dhe pas arrestimit gruaja ka kërkuar falje dhe ka thënë se ‘ishte në gjendje të zemëruar kur ka fyer’.
Për shkak të incidentit, Hensley është larguar nga puna e saj./Arbresh.info
Dëmtohet Kurani në Gjakovë – policia nis hetimet
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...