Alpinistja indiane Anshu Jamsenpa (37) është bërë gruaja e parë që brenda pesë ditëve dy herë ngjitet në Malin Everest duke shënuar kështu rekord të ri në alpinizëm, konfirmuan zyrtarët e Nepalit.
Jamsenpa më 16 maj vendosi flamurin indian në majën më të lartë malore në botë, që ndodhet në Nepal, transmeton AA.
Ajo njëherit është indianja e parë e cila dy herë ngjitet në njërën nga majet malore, ndërsa në Everest të dielën është ngjitur për herë të pestë, bëhet e ditur në kampin e bazës të Everestit.
“Jemi shumë të lumtur për këto rezultate. Anshu Jamsenpa me ekipin tonë të veteranëve Sherp sot në mëngjes pushtoi Everestin. Anshu vendosi rekord të ri botëror, gruaja më e shpejtë që është ngjitur në Everest”, tha për AA, Dawa Sherp Lama, drejtor i ekipit “Dream Himalaya Adventures”, që e organizoi ekspreditën.
Jamsenpa, nënë e dy fëmijëve, për herë të parë pushtoi Everestin në maj të vitit 2011. Mali Everest është 8.484 metra i lartë mbi nivelin e detit dhe është pjesë e zinxhirit të Himalajeve në Azi. Është i locuar mes zonës Sagarmath në Nepal dhe rajonit autonom në Kinë.
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...