Grimerja e njohur kroate, Marina Mamić, ka mahnitur ndjekësit me transformimin e saj të fundit – këtë herë duke u shndërruar në Cristiano Ronaldon vetëm përmes make up-it.
Videoja e saj u komentua shumë në rrjetet sociale, ku Marina tregoi procesin e detajuar të punës që e bëri transformimin të dukej sa më real.
“Ju lutem, etiketoni llogarinë e @cristiano. Mos më pyesni sa kohë më desh të laja flokët pas kësaj transformimi. Doja t’ju tregoja sa shumë detaje duhen që një transformim të duket bindës. Faleminderit të gjithëve që më mbështesni, më ka shumë rëndësi”, shkroi ajo.
View this post on Instagram
Por surpriza më e madhe ndodhi kur vetë Cristiano Ronaldo pa Instagram Story-n e saj. E entuziazmuar, Marina reagoi menjëherë: “Nuk ndodh kjo çdo ditë! Faleminderit të gjithëve që e tag-uan @cristiano në transformimin tim. As në ëndrrat më të çmendura nuk kam menduar se do të arrinte deri te profili i tij… por falë mbështetjes suaj, kjo ndodhi!”.
Marina Mamić prej vitesh njihet për transformimet e saj mbresëlënëse në fytyrat e të famshmëve.
Ajo ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Your Face Sounds Familiar” dhe është shndërruar më parë në emra të shumtë, përfshirë futbollistët Dominik Livaković dhe Joško Gvardiol, si dhe yje ndërkombëtarë si Jennifer Lopez, Julia Roberts, Eminem, madje edhe Luka Modrić e princeshën Diana. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit