Gjithçka që duhet të dini për formën e thonjve tuaj

22:43 | 19 Nëntor 2017

Trendi i rregullimit të thonjve është vërtetë një punë arti që pothuajse çdo femër e praktikon, por me të ulur në karrigen nëpër sallonet e bukurisë, sfida më e madhe është gjetja e një forme adekuate që i përshtatet duarve tuaja.

Për të ju ndihmuar që të vendosni më lehtë rreth kësaj, ne po ju paraqesim disa udhëzime se cila formë është më e duhur për ju. Kemi biseduar me eksperten e thonjve Elissa Schell nga Paintbox në Soho për mënyrat se si të dalloni stilet dhe këndet e duhura të modeleve të thonjve, në mënyrë që të shijoni bukurinë e tyre.

 Formë Katrore:

Në fakt, kjo është formë katrore pa skaje të lëmuara. Sigurisht, me formën katrore ju krijoni rrezikun që duart tuaja të duken më të mprehta, por duken mrekullueshëm për ato që kanë thonj të shkurtë dhe jo të rrumbullakët.

thonje-forme-model-dukje-1

Formë e butë katrore:

Kjo formë është saktësisht katrore, por skajet i ka më të buta apo të lëmuara. Është një kompromis i mirë ndërmjet formës katrore dhe ovale dhe janë shumë të lehtë për t’u mirëmbajtur për thonj të shkurtër.

thonje-forme-model-dukje-2

Formë e rrumbullakët:

Forma e rrumbullakët është shumë e popullarizuar në Paintbox dhe Schell rekomandon mbajtjen e thonjve të rrumbullakët për klientet të cilët kanë tendencë të kenë thonj të shkurtëe ose të padefinuar. Me këtë formë, gishtat zgjaten dhe duart tuaja duken më të holla.

thonje-forme-model-dukje-3

Formë bajame:

Thonjte me formë bajame janë një zgjedhje shumë e zakonshme për personat e famshëm. Kështu thonjtë duken më të holla në maje ndërsa më të gjera në bazë, saktësisht krijon efektin e formës së bajames.

thonje-forme-model-dukje-4

Formë stileto (me maje):

Kjo formë ka një efekt më dramatik, për më tepër kjo fomë nuk është e mundur në thonj natyral sepse nuk kanë fuqi mjaftueshëm për të mbajtur formën e zgjatur, që nënkupton se thonjtë mund të shkëputen brenda pak orësh. Do duhet t’i përmirësoni më shpesh për t’i mirëmbajtur.

thonje-forme-model-dukje-11

Formë arkivoli:

Kjo formë është e ngjashme si forma me maje (stileto) por me fundin më të prerë, që e bën të duket si forma e arkivolit, pothuajse si këpucët e balerinave, në një përshkrim më makabër. Ky stil është shumë i preferuar për Kylie Jenner dhe është shumë unike nëse dëshironit ë provoni diçka më ndryshe.

thonje-forme-model-dukje-12

Nëse keni thonj të shkurtër dhe jo të mirëmbajtur dhe nuk funksionon ndonjë formë adekuate për ju, ju sërish mund t’i kuroni ato dhe të vendosni manikyrin tuaj të preferuar. Bisedoni me teknikun tuaj dhe ja disa këshilla kryesore nga Schell:

Vendosni vaj zbutës çdo natë në thonjtë tuaj:

Kur thonjtë janë në lagështi ato qëndrojnë dhe rriten më të fortë. Bëni trajtime hidratuese të lëkurës, duke aplikuar vaj për thonj që i mban të fortë dhe të shëndetshëm.

Vazhdoni me aplikimin e manikyrit:

Zgjedhni një formë të përshtatshme dhe kërkoni nga manikyristi të aplikojë me delikatesë tërë procedurën.

Lyeni me xhel për thonj:

Xhelet e manikyreve ndihmojnë që thonjtë të rriten sepse ato sigurojnë përforcime që pengojnë thonjtë nga thyerja e lehtë. Nëse vendosni xhel, sigurohuni që mos ta hiqni vet, bëjeni në sallone përkatëse dhe ngjyrën mund ta zëvendësoni çdo dy javë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara