E keni vënë re sesi disa shprehje apo fjalë të zakonshme në dukje nxitin reagimin e ashpër të dikujt? Në fakt është shenja astrologjike që e bën dikë të inatoset. Zbuloni çfarë nuk duhet t’i thoni gjithsecilit sipas shenjës së zodiakut.
Dashi: “Bëj këtë”. As nuk duhet ta mendoni që një dash t’i nënshtrohet urdhrit të dikujt.
Demi: “E ke gabim”. Sipas demave askush nuk mund të ketë të drejtë përveç tyre.
Binjakët: “Po më lodh”. Sipas Dritare.net, personat e kësaj shenje nuk mund ta pranojnë se janë të padurueshëm për dikë.
Gaforrja: “Po më ngre nervat”. Nëse gaforret janë përgjithësisht të qetë, kjo shprehje do e bëjë të humbasë kontrollin.
Luani: “Je kot”. Nëse ja thoni këtë një personi të kësaj shenje duhet të bëheni gati për hakmarrje.
Virgjëresha: “Sa i mërzitshëm je”. Kjo shprehje ka rrezik të ngacmojë ndjeshmërinë e virgjëreshave dhe ata do e mendojnë këtë për ditë me radhë.
Peshorja: “Sa pisllëk është këtu tek ty”. Personat e kësaj shenje mendojnë se janë maniakë të vërtetë dhe nuk duan që dikush t’ua thotë këtë gjë.
Akrepi: “Nuk e dije t’i si do ishte koha?” Kjo temë është banale për ta dhe nuk duan të merren fare.
Shigjetari: “Do qëndrojmë në shtëpi”. Personave të kësaj shenje nuk ju pëlqen aspak të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi gjithë ditën dhe do mërziten po ua thatë këtë gjë.
Bricjapi: “Nuk jam treguar i ndershëm me ty”. Personat e kësaj shenje nuk e durojnë dot tradhtinë dhe kjo shprehje do i acarojë.
Ujori: “Nuk dua të ndahem më prej teje”. Ky tregues i fortë angazhimi do i trembë personat e kësaj shenje.
Peshqit: “Mos po ëndërron gjë?” Personat e kësaj shenje nuk duan që askush t’ua ndërpresë ëndrrat.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...