Gishtat me tatuazhe në trend (Foto)

13:39 | 6 Maj 2015
Arbresh.info

Tatuazhe janë një nga mënyrat më të preferuara të të rinjve, të cilat i përdorin për të rënë në sy dhe për të shprehur individualitetin e vetë nëpërmjet figurave.
Çdo herë e më shumë tatuazhet po përdoren kjo po vërehet edhe tek ne, ku edhe për të rinjtë kosovarë është bërë trend.

Por përveç tatuazheve në pjesët e trupit, tatuazhet që janë bërë trend janë edhe tatuazhet në pjesën e gishtave.

Ky trend është parë te persona të famshëm siç janë: Rihanna, Rita Ora, Lady Gaga, Cheryl Cole, Lana Del Rey, Cara Delvigne etj.

Tatuazhet në pjesën e gishtave dhe në duar mund të jenë një mënyrë për të qenë sa më e veçantë dhe për tu dalluar nga personat tjerë që i bëjnë në pjesët e trupit.

Tatuazhe në gishta me ndihmën e unazave do të duken shumë bukur dhe ekstravagante, por ajo që rekomandohet është të mos bëni tatuazhe në pjesët e gishtave që janë të përhershme pasi që kur të hyni në marrëdhënie pune ato nuk do të jenë shumë estetike dhe nuk do të dukeni serioz./arbresh.info/

downloadRihanna-hand-tattoo-kopie498818f8bb233f746a9d33692554e28a

Shpërndaje në rrjete sociale