Pasta e dhëmbëve sigurisht që nuk ekziston në shtëpinë tonë vetëm për të larë dhëmbët. Para se të mësonim se NUK duhet përdorur për puçrrat e vendosnim në çdo cep të fytyrës. Përveç kësaj, sa herë jemi djegur, gjeja e parë mbi vendosur mbi plagë është pastë dhëmbësh.
Kemi vepruar gabim! Mos e bëni më, që pastën e dhëmbëve ta vendosni në vendin ku jeni djegur. Jo vetëm që nuk do t’ju shërojë, por mund ta bëjë edhe më keq gjendjen.
Sot, pastat e dhëmbëve janë të mbushura me kimikate zbardhimi. Elementë të tillë që duket sikur bëjnë mrekulli me dhëmbët tuaj, nuk rekomandohen për lëkurë të dëmtuar. Nëse ju e aplikoni, mos u habisni nëse vendi acarohet më shumë apo djegia hapet.
Përveç pastës së dhëmbëve, as gjalpi, qumështi apo substanca të tjera që gjenden në shtëpi, s’përdoren për lëkurë të djegur. Zona e lënduar bëhet edhe më keq, prandaj qëndrojini besnikë, zgjedhjes klasike më të shpejtë. Fusni dorën në ujë të ftohtë!
Me pastën e dhëmbëve, përveç dhëmbëve, pastroni atletet. Ato po që i bën xixë!
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...