Bukuria përbëhet nga shumë gjëra. Por njëra nga këto është thelbësorja: flokët. Në qoftë se ato mbahen mirë luajnë një rol kyç në krijimin e një imazhi unik dhe tërheqës. Disa nga gabimet që bëni dhe ndikojnë në mos mbajtjen e mirë të flokëve janë:
1-Zgjedhja e shampoos së gabuar: Zgjedhja e shampos është vendimtare për kujdesin e flokëve. Për të shmangur pasojat e dëmshme, sigurohuni që shampo i përshtatet llojit tuaj të flokëve.
2- Kur I lani flokët shumë shpesh ose shumë rrallë: Nëse flokët tuaj janë të yndyrshëm, është e këshillueshme që të lani flokët një herë çdo 1-2 ditë. Në të kundërt mund ti lani një herë në 3-4ditë.
3-Përdorimi I gabuar I shampos: Varet nga gjatësie e flokëve tuaj. Mos përdorni më shumë se sa duhet! Çdo gjë e tepërt është e gabuar.
4-Temperatura e gabuar e ujit: Shumë njerëz përdorin ujë tepër të nxehtë kur lajnë flokët e tyre. Ky është një gabim serioz. Uji i nxehtë heq bojën nga flokët e lyer dhe aktivizon gjëndrat që prodhojnë vaj. Idealja do të ishte të përdornit ujë të ngrohtë ose të vakët – kjo do të ndihmojë në zbutjen e sekrecioneve të gjëndrave të vajit, largimin e papastërtisë dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
PDK mban sot mbledhje të kryesisë, pritet të diskutohet rikt...
Prokurimet Publike me inteligjencë artificiale, Rama: Sistem...
Ekspertja thotë se për transkriptimin e audios nga vizita e ...
“Mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”, LDK del me videomesazh për ...
E dhimbshme: Nesër varroset Rifat Stojkaj, sekretari i AAK-s...
Maqedonci: Me misionin në Gazë u kthejmë borxhin partnerëve