Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjodhen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre.
Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si përshembull regjimi i gjumit. Çuditërisht, ndryshe nga ç’mund të mendohet, ata që flenë vonë kanë kujtesë më të fortë, dhe më të organizuar. Gjithashtu në kundërshtim me atë që mendohet, njerëzit që flenë dhe zgjohen vonë kanë nivele më të ulëta stresi. Kjo sepse janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës.
Por mbi të gjitha, që ishte edhe qëllimi i studimit, u vu re se njerëzit që flenë vonë janë më krijues se ata që flenë në orën 9 e 30 çdo natë. Njerëzit e mëngjesit nga ana tjetër, janë më produktivë gjatë ditës, por nëse flasim për origjinalitet, tipat e natës janë specialistë.
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...