Në të vërtetë, psikologët konstatojnë që meshkujt kur marrin vesh që femra e ka braktisur partnerin, bëhen shumë nervozë dhe nga femrat e tilla ikin. Megjithatë, femrat i preferojnë meshkujt të cilët braktisin e jo ata që braktisen nga partnerja.
Siç thonë hulumtuesit, gatishmërinë e mashkullit që të përfundojë lidhjen e caktuar për të gjetur ndonjë më të mirë, femrat mund ta kuptojnë si tregues të statusit të caktuar.
Hulumtimi është bazuar në sajimin e një shërbimi të internetit për kërkime të partnerëve, të cilin pjesëmarrësit e kanë shikuar.
Pas një grumbulli informatash triviale për profilet e rreme të personave nga kjo faqe e shërbimit, pjesëmarrësit kanë zbuluar të dhënat se përse ka ndodhur prishja e lidhjes së mëparshme.
Kanë ekzistuar tri mundësi për përgjigje – personi është i braktisur, ka ndërprerë vetë lidhjen apo ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj pyetje. Kanë qenë gjithsej 198 pjesëmarrës – 102 femra dhe 96 meshkuj të moshave të mesme. Shumica e pjesëmarrësve kanë qenë heteroseksualë.
Dhe, të mos e zgjasim – u zbulua që femrave më shumë u kanë pëlqyer meshkujt të cilët braktisin. Nga ana tjetër, meshkujt e braktisur nga partnerja, kanë qenë më pak joshës.
Meshkujt, sipas hulumtuesve, femrat, të cilat e kanë braktisur partnerin i konsiderojnë dominonte, gjë që nuk përputhet me perceptimin e tyre rreth roleve seksuale.
Është e mundshme që femrat e tilla konsiderohen që zgjedhin shumë dhe kanë kërkesa të mëdha.
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...