Familjet po hanë gjithnjë e më pak së bashku në tryezë: Studimi zbulon të dhëna shkatërruese
Një studim i kryer në Britani të Madhe me rreth 2 mijë prindër ka gjetur se orari i punës, shkolla dhe angazhimet tjera janë duke ndikuar shumë në zakonet e të të ushqyerit në familje.
Një e treta e familjeve britanike ulen në tryezë sëbashku gjithnjë e më pak çdo javë, transmeton portal arbresh.info
Sarah Hanley, një zëdhënëse e kompanisë që kreu sondazhin si pjesë e fushatës Fajita Friday, tha se është e turpshme të shohësh që familjet gjithnjë e më pak ndajnë kohën e ngënies për të qenë bashkë.
Me dinamikën e jetës, preferencat e ndryshme ushqimore dhe mungesa e hapësirës, ka sjell në “ndarjen” e familjes kur bëhet fjalë për ushqimet e përditshme.
“Me këtë hulumtim, ne duam t’u kujtojmë njerëzve rëndësinë e kalimit të kohës së bashku, pavarësisht një jete të lodhshme dhe të zënë”, thotë Sara.
Studiuesit tregojnë rëndësinë e kohës dhe aktiviteteve të përbashkëta familjare, dhe, thonë ata, ushqimi është justifikimi më i mirë për bashkimet familjare.
Ata kanë bërë thirrje për shkurtimin e aktiviteve tjera që parandalojnë anëtarët tjerë të familjes që të jenë sëbashku në një tryezë.
Këto janë më shpesh telefonat celularë, televizori dhe shpërqendrime të tjera.
Këtu janë dhjetë arsyet më të zakonshme që familjet përmenden si një justifikim për të mos kaluar kohë së bashku në tryezë:
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën