Hiqni dorë nga ankesat. E vërteta është se askush nuk dëshiron t’ju dëgjojë duke u ankuar dhe, përveç kësaj, ankimi është i dëmshëm për shëndetin tuaj.
Hulumtimet e kryera nga Universiteti i Stanfordit tregojnë se shpenzimi i vetëm gjysmë ore në ditë duke u ankuar e dëmton fizikisht trurin e njeriut, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht se a jeni ju duke u ankuar apo duke e dëgjuar dikë të ankohet, ekspozimi në negativitet i dëmton neuronet në hippokampus – pjesën e trurit që përdoret për zgjidhjen e problemeve dhe funksionin kognitiv.
Me kohën, ankimi bëhet shprehi.
Nëse veç jeni të rrethuar nga njerëz që ankohen, atëherë jeni shumë të prirë që edhe ju të bëheni i tillë.
Hulumtuesit kanë treguar një gjë interesante se 95% e konsumatorëve që kanë probleme me një produkt nuk ankohen te kompania, por ankesat ua përçojnë 8 deri 16 njerëzve tjerë.
Ata kanë treguar se mënyra se si njerëzit ankohen nuk është aspak produktive sepse kjo formë e ankimit që e bëjnë shumica e njerëzve nuk i zgjidhë problemet aktuale.
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00