Në një moment të caktuar të karrierës profesionale, secili prej nesh ka përjetuar ndjesinë e pakënaqësisë në punë. Por me rënien e besimit në tregun e punës dhe rritjen e konkurrencës, shumë njerëz po qëndrojnë në pozicionet e tyre, edhe nëse kanë humbur pasionin për punën që bëjnë. Ky fenomen njihet ndryshe si “përqafimi i punës”.
Nëse jeni të palumtur me punën aktuale që po bëni, ka mënyra për të përballuar këtë periudhë dhe madje për të rilindur pasionin për punën. Më poshtë renditen 20 mënyra:
Rikujto përse e dëshiroje këtë punë
Është e lehtë të humbasësh vëmendjen nga arsyet që të tërhoqën në fillim. Në çastet kur jeni të demotivuar për të punuar, kujtojini vetes arsyet ose motivet e para se përse e nisët këtë punë. Çfarë iu tërhoqi?! Duke reflektuar për motivet e para, mund të ndryshosh qëndrim dhe t’i japësh punës më shumë kuptim.
Mendo për përfitimet që të jep puna
Nëse arsyet pse punon janë të paqarta, mund të përqendrohesh te përfitimet konkrete, ato financiare. Puna nuk na jep vetëm sukses , por gjithashtu pagë, stabilitet, rutinë, pushime dhe ndoshta edhe një aspekt social me kolegët. Kur mendon për përfitimet që ke, ndihesh më energjik!
Raporti me kolegët
Sipas psikologëve marrëdhëniet e afërta, e ngushta dhe jo vetëm reciproke me kolegët sjellin shumë përfitime. Lidhja me kolegët krijon siguri, rregullon gjendjen emocionale, dhe të jep mundësinë për të mësuar më shumë.
Momentet argëtuese
Argëtimi me kolegët e ndihmoi që të kapërcehet lodhja dhe stresi në punë. Momentet qesharake ndihmojnë që të rikthehesh te qëllimi i punës.
Mëso diçka të re jashtë punës
Ndjenja e përmbushjes jashtë zyrës ndikon pozitivisht në punë dhe ndihmon në ngritjen profesionale edhe nëse po kalon një periudhë krize në punë. Njohuritë e reja jashtë pune mund të kthen jo vetëm në një hobby, por edhe një trampolinë për të pasur më shumë sukses në karrierë.
Ndrysho ambientin e punës
Puna nga shtëpia është bërë normale në shumë fusha, dhe ndryshimi i mjedisit ndihmon të ndihesh më pak i ngujuar. Sipas psikologëve, kjo ‘teknikë’ jep ndjesinë e pushimeve falas dhe më shumë energji e optimizëm.
Personalizo hapësirën tënde të punës
Nëse nuk mund të largohesh nga zyra, mund ta bësh hapësirën tënde personale më të këndshme dhe më frymëzuese. Janë si injeksione motivimi!
Të mbash një ditar
Sipas psikologëve mbajtja e një ditari funksionon shumë mirë kur ndihesh i ngarkuar. Shkruaj në fund të ditës tre gjëra për të cilat je mirënjohës, ose tri gjëra që shkuan mirë, në këtë mënyrë do duket sikur ke kaluar një ditë shumë të mirë.
Fokusohu tek ato që të pëlqejnë
Ndryshe nga ajo që mendohet, pjesët e punës që pëlqehen mund të jenë një mundësi për të riorientuar detyrat. Provo jobcrafting dhe taskcrafting
Kur ke identifikuar pjesët e punës dhe aftësitë që dëshiron të zhvillosh, mund të ndryshosh detyrat në mënyrë që të përshtaten më mirë me to. Riorganizimi i listës së detyrave ditore (taskcrafting) ndihmon të ndihesh më i plotësuar dhe i kënaqur.
Përdor forcat e tua në mënyra të ndryshme
Nëse ke qenë në të njëjtën punë për një kohë të gjatë, mund të kesh humbur kontaktin me forcat dhe vullnetin. Duke bërë teste falas për forcën personale, mund të përcaktohet rruga më e mirë për zhvillim.
Mendo për një ndryshim brenda kompanisë
Ndonjëherë ndryshimi i roleve brenda të njëjtës kompani mund të sjellë sfida dhe mundësi të reja. Një ndryshimi i tillë të shpëton nga mërzia dhe të jep mundësinë për krijuar përvojë të re.
Shpërble veten
Sipas psikologëve të shpërblesh vetes, pas çdo rroge, t’i bësh vetes dhuratë, ose të organizosh një festë ose udhëtim të jep më shumë motiv për të punuar dhe për të fituar më shumë. Gjithçka është reciproke, punë-para-dhurata (argëtim).
Menaxho kohën
Duhet të ndryshoni rolet, mendojeni punën si pjesë të jetës dhe jo jetën si pjesë të punës. Jeta, kujdesi ndaj vetes e familjes duhet që të jetë parësore. Gjithashtu mirësjellja, buzëqeshja dhe respekti ndaj të tjerëve në punë ulin stresin dhe krijojnë një kulturë më të mirë pune.
Ndrysho mënyrën se si flasësh për punën në familje
Mënyra se si e paraqesim ditën tonë tek familja dhe miqtë ndikon shumë. Flisni më tepër për sukseset e vogla, përqendrohuni tek gjërat pozitive, se sa tek zënkat dhe debatet për çështjet e punës mes kolegëve apo eprorëve.
Puna nuk është qendra e botës tënde
Është e rrezikshme të mendosh se e gjithë jeta jote rrotullohet rreth punës. Rrjete sociale, hobby-t, daljet me miqtë dhe shumë të tjera, janë pjesë e pandashme e jetës dhe përditshmërisë tënde.
Mendo për një profesion tjetër
Ndonjëherë ndryshimi i profesionit është një hap as sa i guximshëm, aq edhe i dobishëm sa hera-herës edhe i domosdoshëm. Të punosh gradualisht për të mësuar ose kualifikuar në një fushë tjetër, është diçka pozitive për rritjen personale, por edhe atë profesionale. Nëse ndjen që ke dalë nga roli aktual, fillo të gjej një rrugë tjetër, duke ndjekur trajnime dhe seminare që rrisin mundësitë e tua për një punë të re./tvklan.al
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...