Në këtë situatë pandemie shumë njerëz kërkojnë ngushëllim tek parashikimet e profetëve, ose tek zodiaku, për të parë se ç`do ndodhë në vazhdim.
Ka nga ata që rilexuan parashikimin e Brankos, për horoskopin e këtij viti të bërë që vjet dhe u shqetësuan. Sipas tij, ditët e para të pranverës do provojnë diçka që s`e kanë provuar kurrë më parë, nga pozicionimi i Saturnit në Ujor.
Ndikimi do jetë drejpërdrejt në politikë, parlament, ministri dhe ligj. Dikush do të rrënohet. Kuadri astral i 2020-ës, sipas tij është i njëjtë me atë të Luftës së Dytë Botërore.
Ai parashikoi gjithashtu që në fillim të vitit, njeriu do ketë mundësinë të demonstrojë aftësinë dhe talentin e jashtëzakonshëm në matematikë, shkencë, kërkime mjekësore dhe astrofizike.
Kjo mund të lidhet me situatën në të cilën ndodhet gjithë bota prej koronavirusit dhe vaksinës që po kërkojnë për ta lu ftuar. “Do të jetë një sulm vetëm disa muajsh, një provë qëndrueshmërie për të gjithë ne. Planeti do kthehet në Bricjap për Krishtlindje”, thuhet në parashikim e Brankos./lexo/
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat