Do të duket pak e çuditshme, por uji i shiut ka vlera shëndetësore për flokët dhe fytyrën. Nëse aplikohet në fytyrë bën të mundur rigjenerimin e fytyrës dhe njëkohësisht i jep dhe shkëlqim.
Përbërësit kimiko-fizikë të ujit të shiut, futet në kategorinë e ujërave të lehtë. Kur shkreptin një rrufe, në shtresat e sipërme të ajrit ndodh një shkarkim elektrik, i cili imponon bashkimin kimik midis oksigjenit dhe azotit. Bashkimi i këtyre lëndëve bëhet shkak për krijimin e gazeve të amoniakut dhe nitratit të kaliumit.
Pika e ujit të shiut gjatë zbritjes së tij mbi sipërfaqen e tokës kalon dhe bashkohet me këto gaze të përftuara dhe arrin në një përbërje: në një litër ujë, 2 mg azot të pasur me amoniak, dhe 2/3 mg azot të pasur me nitrat kaliumi.
Në pamje të parë na jepet përshtypja e një sasie ekstremisht të vogël gazesh, por këto janë mjaftueshëm për një trajtim të mirëfilltë të fytyrës tonë.
Për të pasur rezultate më efikase këshillohet që të përdoret uji i sapo rënë. Uji i shiut gjithashtu ka vlera të papërshkrueshme për flokët. Nëse lajmë flokët me ujin e shiut ato do të jenë më të shëndetshme me rrënjë të forta dhe plot shkëlqim. Kjo si pasojë e mineraleve që gjenden në të, të cilat përkojnë me nevojat bazike të flokëve.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...