Fshehja apo mbajtja në vete e emocioneve negative mundet të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin, pohojnë ekspertët nga universiteti gjerman, në të cilin kishin marrë pjesë rreth 6.000 pacientë.
Shkencëtarët gjermanë, studimi i të cilëve ishte publikuar në revistën “Health Psychologies”, kanë vërtetuar se personat që hedhin jashtë, apo e shprehin mllefin e tyre, kanë më pak probleme shëndetësore, si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe dëmtimet e veshkave.
Temperamentët italianë dhe spanjollë jetojnë pothuajse dy vjet më gjatë, në krahasim me britanikët e ftohtë, transmeton telegrafi.
Nga ana tjetër mbajtja, apo fshehja e zemërimit mundet të ketë pasoja negative, si në shëndetin mendor, po ashtu edhe në atë fizik.
Studimi po ashtu shpjegon se njerëzit që në veten e tyre e fshehin stresin kanë puls më të shpejtë të rrahjeve të zemrës, që me kalimin e kohës ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, si dhe shton gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...