Në shtëpinë e gjithësecilit prej nesh gjenden të paktën një set çarçafësh të bardhë, ndoshta më shumë se një. Shpeshherë mamatë tona krekosen ose mburren para fqinjëve teksa i ndejnë në ballkon, por jo gjithmonë çarçafët e bardhë mbeten të tillë deri në fund.
Njollat e djersës, shenjat e sekrecionave vaginale dhe atyre menstruale ngrenë këmbanën e alarmait tek të gjitha zonjat. Larja me zbardhues rrobash është zgjidhja e parë që ju vjen në mendje, por zbardhuesi është një kimikat me efekt gërryes që dëmton pëlhurën e çarçafëve.
Living ju njeh me dy truke të thjeshta që do i bëjnë çarçafët tuaj të shkëlqejnë nga pastërtia.
Uthull molle dhe kripë e trashë deti
Nëse vini re njolla sekrecionesh mestruale në çarçafë, mos nxitoni t’i lani menjëherë në lavatriçe. Një një legen shtoni 3 lugë kripe të trashë deti, 3 filxhanë kafeje me uthull molle si dhe ujë sipas madhësisë së enës. Përzieni dy përbërësit dhe më pas shtoni çarçafët. Lërini në ujë për 5 orë. Në fund lajini në lavatriçe si zakonisht. Rezulati do ju lërë pa fjalë.
Sodë buke, niseshte dhe alkool farmacie
Kjo përzierje është shumë e dobishme në rast se në çarçafët tuaj ka njolla sekrecionesh vaginale dhe djerse. Bënji një pastë me dy lugë gjelle sodë buke, dy lugë niseshte dhe dy lugë me alkool farmacie. Hidheni këtë masë në vendin e detergjentit dhe lani çarçafët me temperaturë të ulët. Mos u shqetësoni aroma e alkoolit nuk do të ndihet pas larjes. Kur t’i palosni do t’ju duket sikur i keni blerë të reja.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit