Fëmijët përfitojnë shumë nga vrapimi, kërcimi dhe loja në ambiente të hapura.
Koha e kaluar jashtë redukton ankthin dhe hiperaktivitetin dhe ngre humorin, thotë ekspertja e fëmijëve, transmeton portal arbresh.info
Joan Fortune, një psikoterapiste, inkurajon prindërit që t’i nxjerrin fëmijët jashtë çdo ditë, në mënyrë ideale për të paktën dy orë.
Kalimi i kohës duke luajtur jashtë në natyrë mund të ndihmojë në uljen e nivelit të ankthit dhe uljen e hiperaktivitetit, shkruan metro.uk
“Fëmijët kanë nevojë që të luajnë në ambiente të hapura deri në 2 ose 3 orë. Kjo i ndihmon ata që të mësojnë, të përpunojnë mendimet dhe lëvizjet dhe të djegin energjinë”.
Kur fëmijët janë më të lumtur dhe më të relaksuar, zgjuar dhe të harmonizuar, ata janë më të hapur për të mësuar. Prindërit do të përfitojnë edhe nga dalja me fëmijët e tyre.
Edhe pse dy orë janë ideale, çdo kohë e kaluar jashtë mund të jetë e dobishme, prandaj përpiquni të të kaloni sa më shumë kohë në natyrë./arbresh.info/
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi