Alexander Todorov është shkencëtar i psikologjisë në Universitetin Princeton.
Hulumtimet e tij rreth asaj se si ndikohemi nga fytyrat e njerëzve tjerë janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, ndërsa ky ndikim, thotë ai, ndodh më shpejt se ç’mund të mendoni.
Ai thotë se mjafton vetëm një fraksion i një sekonde (rreth 200 milisekonda) për të lënë një përshtypje të mirë të parë .
Veç kësaj, ai ka japë dy këshilla se si ta shfrytëzoni sa më mirë këtë kohë tejet të shkurt:
Bëni gjumë të mirë
Në përgjithësi kur kemi pamje më të lumtur dhe më të pushuar, neve na perceptojnë njerëzit si më pozitivë.
Ka shumë studime interesante ku kanë shkrepur fotografi të njerëzve se si duken me pak gjumë dhe kur kanë pushuar mirë.
Vishni rroba të cilat ju bëjnë të ndjeheni komod
Ka qenë edhe një studim tjetër interesant ku femrave u është kërkuar të veshin diçka të cilën shumë e duan apo diçka të cilën shumë e urrejnë.
Dhe përderisa ato kishin qenë duke i veshur ato rroba, shkencëtarët i kishin fotografuar ato.
Gjeni çfarë? Kur ato kishin veshur gjëra të cilat vërtet u pëlqenin, njerëzit i kishin perceptuar ato si më tërheqëse.
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...