Shumë artikuj për antropologjinë shpjegojnë se prejardhja e emrit Amelia mund të jetë nga Gjermania me bazë emrin e vjetër Amalia i cili me kalimin e viteve është shndërruar në Amelia.
Edhe Noel është një emër që përdoret shumë në botën perëndimore, në shtete si Zvicra, Suedia, Holanda, SHBA etj. Origjina e tij ka një baze fetare. Noel do të thotë “krishtlindje” në frëngjisht dhe shumë kohë më parë u vendosej ky emër, fëmijëve që lindnin në këtë periudhë.
INSTAT në vëzhgimin e bërë ka publikuar edhe hartën e shpërndarjes së dy emrave tashme popullor në Shqipëri. Emri Amelia duket se pëlqehet nga të gjithë prindërit shqiptarë, gjë që evidentohet edhe në shpërndarjen në hartë të këtij emri.
Përjashtim bëjnë Hasi, Kukësi, Mirdita, Puka, Kolonja dhe Gjirokastra ku emrat më të përdorur për vajzat, të paktën deri në 2014-n, janë Dea, Leandra, Emanuela dhe Aleksandra.
Edhe emri për djemtë Noel, është i përhapur thuajse në të gjithë Shqipërinë. Në hartën e shpërndarjes, veçohen, Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi e Peqini ku mbizotërojnë emrat Erald, Ergi dhe Aron, ndërsa në Delvinë mjaft i pëlqyer mbetet ende emri Andon.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...