Të dashurohesh me dikë në shenjën e dashit nuk është gjithmonë e lehtë. Ata mund të jenë të padurueshëm, të egër, të pavarur dhe të paduruar.
Por mos u friksoni si çdo shenjë tjetër nuk kanë vetëm cilësi negative, por dhe pjesë të mahnitshme të karakterit. Nqs jeni në fillimin e një marrëdhenieje me një dash këtu janë disa pika që duhet ti dini:
1.Ata i përkasin shenjave të zjarrit, gjë e cila është dhe e mirë dhe e keqe. Ana pozitive është se i sjellin lidhjes shumë energji, gezim dhe argëtim. Ana negative është që marrin flakë shumë shpejt dhe kjo gjë çon në grindje të kota.
2.Kanë një ego të madhe, ndaj dhe i duhet një partner i cili t’ja zbusë pak këtë pjesë. Më e rëndësishmja nga të gjitha është që duhet të jenë më të “përulur”.
3.Mërziten shumë shpejt. Pesonave të kësaj shenje i duhet dikush që të ketë ide të çmendura dhe ti argëtojë pafundësisht.
4.Mund të bëhen agresivë. Dashi është shumë i sigurtë për atë që do dhe e do në momentin që ai ka vendosur ta ketë. Do të bënit mirë mos të garonit me të.
5.Dashurohen shpejt dhe duan me të vërtetë shumë. Ata janë pasionantë dhe nqs ju thonë që ju duan duhet të jeni të sigurtë që e ndjejne nga thellësia e zemrës. Personat e kësaj shenje janë shumë besnik dhe kërkojnë të njëjtën gje mbrapsht.
27-vjetori i rënies së Luan Haradinajt, Haradinaj: Krenaria ...
Raportohet për një takim mes Pérezit dhe Mourinhos për rikth...
“Ju kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës”, Osmani thirrje mër...
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...