Qoftet në salcë domatesh janë një zgjidhje e shkëlqyeshme për një drekë familjare.
Të mbushura dhe të shijshme, ato mund të shërbehen me oriz, me pure patatesh, oriz dhe makarona, trasnmeton portal arbresh.info
Përgatitini sipas kësaj recete dhe të gjithë do të kënaqen, dhe do të jenë të shijshme kur nxehen sërish.
Përbërësit:
400gr mish të bluar
100gr majdanoz
pak qumësht
2 vezë
4 lugë djath parmixhano
qepë të vogël të grirë imët
piper të zi
kripë
pak bukë e grirë imët
Për salcën:
2 kanaçe me domate të qëruara
3 thelpinj hudhre
Borzilok ose rigon
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Përgatitni së pari mishin, duke shtuar të gjithë përbërësit në një enë dhe përzieni mirë. Formoni qofte dhe lërini në frigorifer për pesëmbëdhjetë minuta.
Ndërkohë fërgoni hudhrën në vaj ulliri dhe më pas shtoni salcën e domateve, kripën, piperin dhe erëzat tjera. Ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë, ndërsa në anën tjetër filloni me fërgimin e qofteve, derisa ato të marrin të njejtën ngjyrë nga të gjitha anët. Shtoni ato në salcë dhe lërini edhe për pesëmbëdhjetë minuta të tjera që aromat të depërtojnë. Shërbejeni me oriz, makarona ose pure patatesh./arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...