Për një vakt të mirë, përpos vlera shëndetësore që duhet të marrim, kuzhinierët më të njohur në botë theksojnë se pjata duhet të jetë edhe e rregulluar mirë dhe shumë tërheqëse për sytë.
Për drekën e sotme, portal arbresh.info ka sjellë një pjatë përplot vlera shëndetësore dhe ngjyra.
Përbërësit:
4 patate
1 domate
½ lulelakër
2 karrota
½ lakër
1 spec jeshil
kripë
piper i zi
3 thelpinjë hudhër
vaj
3 lugë miell hikërror
Përgatitja:
Prisni patatet në feta. Zieni lulelakrën dhe karrotën pak, pastaj kullojeni ujin. Shtoni kripë dhe hudhër. Shtoni vaj dhe përzieni të gjitha.
Grijeni lakrën, shtoni kripë dhe pak vaj. Prisni specat, si dhe domatet. Lyejeni tavën e pjekjes me vaj, pastaj rregulloni perimet në tigan në një rreth të tiganit, dhe vendosni lakrën në mes.
Hidhni 200 ml ujë të ngrohtë mbi miellin e hikërrorit. Shtoni pak vaj dhe hidhni sipër perimet. Shtoni pak gjethe majdanoz të copëtuar.
Piqeni në 220 gradë C për rreth 50-60 minuta. Shijoni një drekë ndryshe plot ngjyra. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...
Kili përballet me zjarre të mëdha – të paktën 19 të vd...