Ndryshe nga ajo çfarë mund të thonë shumica, Steve Siebold, milioner, tregon se çdo njeri i ka të njëjtat mundësi për t’u pasuruar, por jo gjithkush i shfrytëzon ato mundësi.
Ne ndoshta nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, por pa dyshim se mund ta dimë nëse po shkojmë në drejtim të gabuar.
Një nga këto shenja se jemi duke shkuar në drejtim të gabuar sa i përket pasurisë, është edhe kursimi. Sipas Steve Siebold, shumica e njerëzve përqendrohen në kursimin e parave, dhe jo në fitimin e tyre.
Pra, mënyrë e mirë për të punuar mençur është duke i rritur të ardhurat financiare, e jo vetëm kursimet.
Edhe pse kursimi është i domosdoshëm për ndërtimin e pasurisë, ju nuk duhet të përqendroheni aq shumë në kursim dhe të filloni t’i neglizhoni të ardhurat, gjëja në të cilën përqendrohen njerëzit e pasur.
“Nëse dëshironi të mendoni si personat e pasur, atëherë ndaloni së brengosuri se mos po mbeteni pa para dhe fokusohuni të fitoni më shumë para”, thotë Siebold.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...